Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është shfaqur për herë të parë në media pas vrasjes së të riut Klodian Rasha, që u qëllua për vdekje nga efektivi i policisë.

Veliu ishte i pranishëm në konferencën e përbashkët mes Policisë së Shteit dhe asaj Italiane, ku u fol lidhur me rezultatet e luftës kundër kultivimit të kanabisit 2020.

Ndërkohë, gjatë fjalës së Veliut pasi dhe një incident, pasi iu shkëput disa herë audio.

“Ne synojmë minimizimin akoma të tej të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Me masat që kemi marrë, edhe gjatë viti 2021, do të mbushim objektivat sepse Shqipëria i ka të gjitha mundësit dhe kapacitet”, tha Veliu.

Prej pesë ditësh, vendi është përfshirë nga protesta që kanë shkaktuar trazira, me qindra të rinj që kërkojnë të vendosin drejtësinë për Klodian Rashën, duke kërkuar dorëheqjen e Ardi Veliut nga drejtimi i Policisë së Shtetit.