Kanë folur për herë të parë familjarët e çiftit Pasho nga Vlora, kufomat e të cilëve dyshohet se janë gjetur brenda 4 valixheve pranë autostradës Firence-Pisa-Livorno.

Mediat italiane shkruajnë se trupat e masakruar, dyshohet se mund të jenë të Shpëtim dhe Teuta Pashos, çifti shqiptar që u zhdukën në mënyrë misterioze në vitin 2015, një muaj pasi kishin shkuar në Itali tek fëmijët.

I afërmi i Shpëtim Pashos, tha sot jashtë kamerave për mediat se janë në pritje të përgjigjes së ADN-së nga autoritetet italiane.

“Jemi në pritje të përgjigjes së ADN-së. Njerëzit tanë që jetojnë në Itali janë duke komunikuar me policinë italiane. Nuk kemi patur asnjë problem. Nuk e dinë nëse janë trupat e tyre apo jo deri në përfundim të hetimeve. Presim cfarë do të zbardhë policia italiane” tha i afermi i Shpëtim Pashos në Vlorë.