Hidhet shorti për fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve për sezonin 2020-2021 në Nion të Zvicrës.

Ndeshjet e para të 1/8 së finales do të zhvillohen në datat 16, 17, 23 dhe 24 shkurt 2021, kurse ato kthyese më 9, 10, 16 dhe 17 mars 2021.

Nuk munguan as befasitë, ku supersfida cilësohet mes Barcelonës dhe PSG, shkruan Albeu.com.

Ja përballjet për 1/8 së finales në Champions:

Lazio luan kundër Bayern.

Atalanta do të përballet me Real Madrid.

Sevilla luan ndaj Borussia Dortmund.

Barcelona përballet me PSG.

Porto luan kundër Juventus.

Leipzig luan ndaj Liverpool.

Atletico Madrid ka për kundërshtar Chelsea.

Borussia Monchengladbach kundër Manchester City.