Në cilësinë e Kryetarit të komisionit anketues për të drejtat e njeriut së bashku me disa antarë tjerë të Komisionit si dhe Deputet të tjerë, Halil Snopce nga Koalicioni ASH-AA sot mori pjesë në takimin online të organizuar nga Instituti Republikan Amerikan (IRI). Takimi u moderua nga Pol Mekarti, drejtor rajonal i IRI-t për Europën Juglindore. Paraqitje të tyre në këtë webinar kishte Deputeti i Koalicionit Aleanca dhe Alternativa Prof. Halil Snopce, Kongresmeni Bob Gudlat,Drejtori ekzekutiv i partneritetit për Demokraci në Kongresin Amerikan Derek Lajtner si dhe ish-drejtori i Komitetit te buxhetit te Kongresit Amerikan Tomas Kan. Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Halil Snopçe në fjalimin e tijë paraqiti shqetësimin e bllokimit të punës së Komisionit anketues për të.drejtat e njeriut nga ana e shumicës parlametare,komision ky i cili është i vetëm në Kuvendë e që merret me çështjen e të drejtave të njeriut. Halil Snopçe tha se shumica parlamentare qëllimisht nuk krijon kuorum për punën normale të komisionit e nga ana tjetër nuk sigurohet përkthimi i materialeve edhe në gjuhën shqipe, gjë që është e garantuar me ligjin për përdorimin e gjuhëve. Debatuesit tjerë e shprehën shqetësimin e tyre me realitetin e paraqitur nga z. Snopce, por gjithashtu shfrytëzuan rastin për të dhënë edhe disa rekomandime dhe udhëzime shumë të rëndësishme për punën në sferën e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Ky takim në organizim të IRI-t, do të kete vazhdimësinë më 15.12.2020.