“Hajgare”, kështu e cilëson Saha gjendjen e Pogba në United

Ish ylli i Francës, Saha ka thënë se ai nuk mund ta kuptojë natyrën e prishjes se klubit dhe lojtarit, derisa ka mbrojtur Pogban që nuk është më në qendër të vëmendjes

Situata e Paul Pogbas në Manchester United është “për hajgare” sipas ish futbollistit të “Djajve të kuq”, Louis Saha, i cili ka bërë një sulm për komunikimin që ka klubi me agjentin e lojtarit, Mino Raiola.

“Jam i habitur me gjendjen e Paul Pogbas”, tha ai për Genting Bet. “Më pëlqen më të vërtetë Pogba, ai është një lojtar që kam konsideratë të lartë për të, por komunikimi i tij me klubin është qesharak”.

“Isha i shokuar dhe nuk mund ta besoj se një gjë e tillë kishte ndodhur për shkak se ndeshja kundër Leipzig ishte shumë e rëndësishme për United”.

“Nuk po flas si një fans, por flas në përgjithësi për Manchester United, mendoni se përpara keni një ndeshje të madhe – që ju dërgon në 1/8 e finales. Ju duhet ai foku, por fokusi ishte në një lojtar”.

“Kjo është e pabesueshme, titujt e mediave flisnin për Pogban për shkak të agjentit – madje nuk ishte Pogba që kishte folur diçka”.

“Nuk mund ta kuptoj se si këto gjëra ndodhën. Kjo është absolutisht kundër interesave të klubit”.

“Nuk dua ta besoj që Paul e ka ditur këtë, nuk mund ta besoj. Ne duhet të zbulojmë çfarë ka ndodhur pasi që duhet të këtë shumë kohë që gjërat të janë kaq keq”.

“Ende mendoj që Paul ka një talent të jashtëzakonshëm dhe ende është një lojtar i mirë më shumë ego, i cili është më të vërtetë i mirë ku mund t’i tregojë njerëzve që e kanë gabim dhe kjo është ajo që kërkoj nga ai.

“Ai duhet të kthehet në lojën e tij për shkak se ka një skuadër pas e cila ka nevojë për fitore”.

Duke folur për Fernandes, Saha ka pasur kritika të mira pa ekuivoke, duke lavdëruar portugezin si njërin prej lojtarëve më të mirë në Premier Ligë.