Protestuesit janë shpërndarë nga qendra e Tiranës, por vijojnë të zhvendosen në zona të ndryshme të kryeqytetit shqiptar.

Mësohet se tek Libri Universitar (zona e ish-Bllokut), një grup personash po sulmon me gurë e lëndë piroteknike punonjësit e FNSh, që janë me makinën që hedh ujë. Po ashtu, mësohet se si pasojë e sulmit me gurë, janë plagosur dy policë të FNSh-së Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt), të cilët janë transportuar për në spital. Sulmi mbi policinë vijon me gurë e sende të forta, e lëndë piroteknike. Ndërkohë, forca të tjera janë dërguar në ndihmë të punonjësve të FNSh.