Flakron Bexheti

Gruevizmi gjithnjë e më i pranishëm në Qeverinë aktuale të Maqedonisë së Veriut. Pushteti dhe korrupsioni padyshim referenca kryesore që e bën bashkë LSDM -BDI dhe mbetjet e VMRO-së. Nuk mund të ketë reforma në drejtësi sepse ata që duhet ta krijojnë atë mundësi janë aleatët e krimit dhe të korrupsionit. Zaevizmi bashkë me “integrimin” reformat në drejtësi dhe adnmnistratë ishin vetëm një farsë për tu fshehur nën petkun e pushtetit. Imagjinoni Ministrat e Gruevskit do ta këshillojnë Qeverinë e Zaevit?! Ose do e bëjnë politikën e jashtme? Regjimi është gjallë!