Një grua rreth të 60-ve ka tentuar t’i japë fund jetës në qendër të qytetit të Durrësit duke përdorur lëndë djegëse. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në sheshin ”Liria” para bashkisë së Durrësit.

Gruaja ka pasur një bidon mebenzinë dhe ka kanosur se do t’i vinte zjarrin vetes. Ndërhyrja e forcave policore ka parandaluar aktin ekstrem, ndërsa është shoqëruar më pas në komisariatin e policisë Durrës.

Për këtë ngjarje nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e Policisë, ndërkohë që mbeten mister arsyet që kanë shtyrë të moshuarën drejt këtij akti të rëndë.