Nata e katërt e protestës për Klodjan Rashën, është shoqëruar me gaz lotsjellës dhe shoqërime të shumta nga ana e policisë, të cilët kanë kapur portestuesit dhe i kanë dërguar në komisariate.

Por edhe nga ana e qytetarëve ka patur revoltë, pasi nuk kanë pranuar që protestuesit të shoqërohen, pasi protesta e ditës së sotme ka qenë pothuajse paqësore.

Në videon e siguruar nga newsbomb shihet se si një grua gjuan me shpullë dhe ofendon me fjalën “qelbësirë” një efektiv i cili ka arrestuar një të ri.