Dje rreth orës 07 e 10 minuta, në dalje nga Gostivari, tek kryqëzimi i Zdunjës, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë ndaluar veturën “Renault Kango” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga U.Xh . (39) nga fshati Orqushee Gostivarit, në të cilën ai transportonte dru zjarri pa dokumentacionin e nevojshëm. Drunjët u konfiskuan dhe iu dorëzuan Policisë Pyjore, dhe kundër U.Xh. do të pasojë një parashtresë adekuate.Ts