Mbrëmë rreth orës 19:20, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë zbuluar se në një ndërtesë në Çegran të Gostivarit, i cili ishte marrë me qira nga B.A. (45) nga ky fshat, organizoheshin lojëra të fatit pa dokumentacionin e nevojshëm. Kështu nga personi B.A. janë konfiskuar pajisjet në fjalë dhe është thirr në Stacionin Policor Gostivar dhe pas pastrimit dhe dokumentimit të rastit, do të përgatitet parashtresë adekuate sipas Nenit 156 paragrafi 3 i Ligjit për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Argëtuese.