Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup vazhdoi gjykimi për financimin e paligjshëm të Organizatës Joqeveritare “Aleanca ndërkombëtare”. Në këtë seancë gjyqësore u bë prezantimi i provave materiale, gjegjësisht komunikimet telefonike – viber. Prokuroria, fillimisht përktheu nga serbishtja një komunikim midis të pandehurit të parë Jovanovski dhe një personi tjetër, nga i cili mund të shihej se si ai porositi dhe bleu rroba dhe bizhuteri nga Milano, dhe po ashtu dakordon kërkesa për kthim të TVSh-së për mallrat e blera. Avokati i Jovanovskit, Sashko Dukovski, reagoi se përkthimi i provave të propozuara duhej të ishte dorëzuar së bashku me provat para fillimit të seancës, ndërsa jo më pas të pranohej shtesë nga Gjykata. I quajti prova të jashtëligjshme.

Reagim në seancë ndaj këtyre provave pati edhe i akuzuari Jovanovski.  Mbrojtja e ish-deputetes, Frosina Remenski, e cila gjithashtu është ulur në bankën e të akuzuarve, në seancë kërkoi që të lejohen të dëgjohen ekspertët që kanë përgatitur ekspertizën. Por, gjykatësja Sofçe Gavrilova Efremovska, theksoi se për kërkesën në fjalë gjykata do të vendosë në mënyrë plotësuese por i bëri me dije mbrojtjes se provat ishin dorëzuar që më 2 shtator të këtij viti dhe deri më tani nuk ka kërkuar dëgjim të ekspertëve. Në seancën e njëjtë, Prokuroria ka bërë prezantimin e komunikimeve nga ekspertiza e pajisjeve mobile dhe kompjuterike edhe të të akuzuarës tjetër Jasna Mandiq. Kjo e fundit tha se Prokuroria duhet të tregoj se sms porositë – viber nuk janë personale të saj janë komunikime që ajo i ka ri-dërguar tek persona të tjerë. Për rastin me organizatën

“Aleanca ndërkombëtare”, sipas aktakuzës janë mashtruar biznesmen për kinse qendra të pretenduara për persona të rritur. Për themeluesin e organizatës, Jovanovski rëndon akuza për mashtrim dhe larje parash, Remenski akuzohet se ka ndihmuar veprën mashtrim, ndërsa Mandiq për ndihmë në mashtrimin dhe larjen parash. Babi i Boki13, Mile Jovanovski akuzohet për ndihmë në larjen e parave dhe përpunimin, mbajtjen, ndërmjetësimin dhe tregtimin e paautorizuar me armë.