Me vendimet e dy gjykatave administrative në Republikën e Maqedonisë së Veriut është pranuar ankesa jonë, njëherë është anuluar vendimi i Komisionit Shtetëror që procedura të kalojë në shkallën e dytë, informojnë nga Euromax Resources-Shkup.

“Vendimi i gjykatës në lidhje me padinë tonë kundër vendimit të Komisionit Shtetëror përcakton shkelje të rregullave të procedurës, situatë faktike të përcaktuar gabimisht dhe në mënyrë jo të plotë, si dhe zbatimin e pasaktë të ligjit material. Duke pasur parasysh “parimin e orientimit të shërbimit ndaj palëve”, organi drejtues i shkallës së parë – Ministria e Ekonomisë, duhet të kishte pritur vendimin e Qeverisë për kërkesën e Euromax Resources për bashkimin e koncesioneve Ilovica 6 dhe Ilovica 11 të paraqitur më 29 janar 2016 dhe më pastaj të vendoste për kërkesë për të marrë licencë për shfrytëzimin e burimeve minerale”, thonë nga kompania.

Udhëheqësi i Bordit të Drejtorëve të Euromax Resources, Tim Morgan – Wynne thotë se vendimi i Gjykatës së Lartë Administrative dhe vlefshmëria e vendimit të Gjykatës Administrative do të mundësojë vazhdimin e projektit “Ilovica – Shtuka”.

– Tani presim që përmes bashkëpunim konstruktiv dhe efikas me Qeverinë dhe të gjitha institucionet përkatëse të rinovojmë dhe përshpejtojmë procesin e sigurimit të të gjitha aprovimeve dhe licencave të nevojshme. Kështu, në kohën më të shkurtër të mundshme, ne do të jemi në gjendje të fillojmë me realizimin e investimit tonë kapital, tha Morgan-Wayne.