Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme (04.12.2020) ka vazhduar kontrollet e shtuara në trafik me çrrastë në territorin e Komunës Qendër ka shqiptuar gjithsejtë 123 gjoba mes të cilave: 13 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 11 për mosmbajtje të rripit të sigurimt, 8 gjoba për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, 12 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

 

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim andaj apelojnë deri tek të gjithë vozitësit ë të respektojnë rregullat dhe me këtë të kontribuojnë për siguri më të madhe në trafik.