Tetova mbetet një nga qytetet më të prekura nga virusi korona. Nga Shtabi i Krizës thonë se pavarësisht që numrat shkojnë drejt rënies, situata mbetet e rëndë.

Gjendja epidemiologjike, edhe pse është e qëndrueshme, vazhdon të mbetet kritike. Apelojmë që qytetarët të mbeten të përkushtuar ndaj masave mbrojtëse shëndetësore në luftën ndaj Kovid 19”-tha Teuta Arifi, Kryetare e Shtabit të Krizës në Tetovë.

“Në spitalin e Tetovës për momentin ka të shtrirë 47 persona 42 prej të cilëve, janë me ndihmesë oksigjeni. Mjekët thonë se situata është rëndë, por, edhe përkundër kësaj, dyndjet përpara bankave dhe institucioneve shtetërore vazhdojnë të jenë ende masive”.

“Pres pensionin, kartelën, kur e marrim e shohim se kanë bërë gabime. Zbresim presim ka tre orë që të futemi sërish. 15 000 denarë marr vetë i dyti, të dytë të sëmurë, zonja invalide, si të jetoj s`kemi rrugëdalje po presim…”.

“Kam ardhur herët për ta marrë pensionin por problem s’mund ta marr se tollovi përditë ka. Financiarisht jemi katastrofë, ka njerëz për bukë vuajnë. Ato rroga që i marrim, gjitha për rrymë dhe telefon ikin. Shkuam kotë”.

“Kjo krizë që ka kapluar s’është mirë. Kemi humb më edhe shpresën edhe vullnetin dhe gjithçka”.

Në Tetovë deri më tani 151 persona kanë humbur jetë nga virusi korona. Numri i të prekurve që nga fillimi i pandemisë ka mbërritur në 3811, ndërsa për momentin 942 raste janë aktive. Numri i të prekurve në çerdhe dhe shkolla gjithashtu ka shënuar rënie. Dy raste aktive ka në çerdhet e Tetovës, ndërsa në shkollat fillore, janë 14 mësimdhënës pozitiv dhe katër grupe klasore në izolim, po aq raste pozitive ka edhe në shkollat e mesme.

Bashkim Sulejmani