Dje në Ferizaj është raportuar se në një shtëpi është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës u dërgua në IML për obduksion.