Premierliga ka konfirmuar gjashtë raste me COVID-19 në testet e bëra për lojtarët dhe stafin.

1 mijë e 549 testime janë bërë mes datave 7-13 dhjetor, ndërsa gjashtë prej tyre kanë dal pozitiv, përcjellë lajmi.net.

Javën e kaluar ka pasur 14 raste pozitive mes datave 30 nëntor – 6 dhjetor dhe besohet që janë nga ndeshja Newcatle United – Aston Villa që u suspendua me 4 dhjetor.

Sidoqoftë, pavarësisht rasteve ndeshjet do vazhdojnë të zhvillohen normalisht.