Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Gjakovë.

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy meshkuj babë e bir.

Kjo pasi babai e kishte sulmuar në gjendje të dehur djalin e tij, i cili është përdorues i narkotikëve.

Sipas policisë deri tek rrahje kishte ardhur pasi djali i kishte vjedhur laptopin në shtëpi dhe e kishte dërguar tek një person në emër të kthimit të borxhit.

Gjakovë 13.12.2020-16:16. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar babë e djalë, pasi babai në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht me shkop druri djalin e tij, përdorues i narkotikëve pas dyshimit se i njëjti kishte vjedhur një llap-top në shtëpi, dhe e kishte dërguar te një person në emër të kthimit të borxhit, për të cilin është inicuar rast tjetër. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.