Në Policinë e Kosovës në Fushë Kosovë është raportuar dje se pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme, tetë persona janë përleshur fizikisht mes veti, ku lëndime të rënda trupore ka pësuar njëri prej tyre, i cili ka pranuar trajtim mjekësor.

Palët janë shoqëruar në polici dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit shtatë prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.