Këngëtari i njohur, njëherësh ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, po vazhdon të ndërmarrë iniciativa të shumta humanitare në ndihmë të popullit.

Ai së fundmi ka bërë të ditur se fondacioni i tij “Labinot Tahiri” ka vendosur t’u dalë në ndihmë spitaleve rajnale, të cilat po përballen me mungesë të oksigjenit për pacientët që po trajtohen me COVID.

Kështu fondacioni i tij ka ndarë 10 mijë euro për blerjen e bombolave të oksigjenit për spitalet e Kosovës.

“Në mungesë të oksigjenit nëpër spitale, dua të ju njoftojë se jemi të gatshëm që t’ju ndihmojmë. Ne si Bord i Fondacionit kemi vendosur për blerjen e bocave”, është shprehur ai përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook.

“Më vije keq që i shoh lajme dhe që shkruajnë njerëzit që ka mungesë të oksigjenit nëpër spitale. Spitalet nuk janë të panjohura për mu. Merrem me leukemi tash e 15 vite”, ka thënë tutje këngëtari dhe ish-deputeti i njohur.

Labi përndryshe ka shprehur mbështetjen e tij humanitare gjatë gjithë pandemisë, fillimisht me furnizimin e maska, e më pas edhe me ndihmë monetare ndaj rasteve më në nevojë.