Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti, ndërsa foli për situatën e koronavriusit në vend, tha se nuk ka mjaftueshëm testime për ecurinë e pandemisë dhe nëse protestat e ditëve të fundit do të ndikojnë në shtimin rasteve pozitive.

I ftuar në “ABC-ja e mëngjesit”, i pyetur edhe nëse vendi rrezikon të goditet nga një valë e tretë pas festave, Alimehmeti shpjegoi faktorët që ndikojnë.

“Italia ka një element se të gjitha rajonet e kanë koeifiçentin e R poshtë 1. Janë të gjitha rajonet në zbritje dhe kjo bën të mundur nesër rikthimin e një vale tjetër. Tek ne nuk po ndodh, ne kemi vazhdueshëm në rritje. Vazhdon ajo vala që ka nisur në Qershor, rënia e shtrimeve nuk është signifikante, unë e shoh si një fraksion dhe trajektore. Është një numër shumë i vogël që vjen për arsye të tjera. Pastaj rënia me 10 apo 20 ndër 500 nuk është një përqindje shumë e rëndësishme sa të bëjë diferencë. Por nuk mund të përkthehet direkt në hospitalizim, të dyja në të njëjtën javë.”, u shpreh epidemiologu