Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se ka dorëzuar Propozim-programin për ndryshmin dhe plotësimin e Programit për imunizim, duke vlerësuar se me këtë do të jemi më afër vaksinës kundër Kovid-19.

“Vaksina në vend do të arrijë në përputhje me planin për shpërndarje të përcaktuar nga Kovaks, derisa dërgesa do të jetë njëkohësisht në 127-të vendet, si dhe në vendet e rajonit Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe një pjesë të Serbisë. Dërgesa e parë pritet të jetë në muajt e parë të vitit 2021”, deklaroi Filipçe.

Ai sqaroi se janë porositur 830 mijë vaksina të parapara për vaksinimin e rreth 400 mijë qytetarëve.