Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në emisionin “Magazin” në TV Sitell deklaroi se do të vaksinohet me vaksinën kundër Covid-19, përcjell SHENJA. Filipçe u ka bërë apel të gjithë qytetarëve duke u thënë se bëhet fjalë për vaksinë të sigurtë, ndërsa me vaksinim do të ngritet imuniteti i popullatës gjithkund në botë dhe se jeta do të kthehet në normalitet.

“Apsolutisht po, do të vaksinohem. Do të dëshmoj se njerëzit duhet të vaksinohen. Vaksinat janë të sigurtë dhe ne kemi ndjekur procession e tyre të zhvillimit dhe të gjitha fazat e studimeve klinike”, tha Filipçe.