Nuk ka asnjë ilaç specifik kundër kovid-19. As Favira dhe as Remdisivir nuk mund të marrin pacientët kokë më vete, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce duke u përgjigjur në pyetjen se këto barna shiten në internet në tregun e zi.

Asnjëra prej ilaçeve nuk janë dëshmuar si ilaçe, se ndihmojë në mënyrë specifike për këtë sëmundje. “Këto janë ilaçe që janë provuar se ndihmojnë në disa sëmundje dhe situata të tjera, kështu që ne nuk mund të përshkruajmë barna, që nuk ndihmojnë për një diagnozë specifike -deklaroi Venko Filpçe-Ministër i Shëndetësisë.

Ai tha se ekziston një protokoll i unifikuar për trajtimin e pacientëve me kovid-19, por për shkak të formave të ndryshme në të cilat shfaqet sëmundja, edhe qasja është e ndryshme për secilin pacient.

Ka kaq shumë forma të ndryshme klinike saqë secila kërkon një qasje të ndryshme, një trajtim të ndryshëm, një dozë e ndryshme e të njëjtave ilaçe për t’u dhënë vjen parasysh gjatë manifestimit të duhur dhe në atë kuptim është kështu kudo në botë. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme për të gjithë që kanë edhe simptomat më të vogla, çfarëdo hapi në raport të diagnostikimit dhe trajtimit ta bëjnë në konsultim me një mjek – tha Venko Filpçe-Ministër i Shëndetësisë.

Vaksina kundër kovid-19, nga ana tjetër, pritet të arrijë në vend deri në mars të vitit të ardhshëm. Punonjësit shëndetësorë, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë do të kenë një avantazh në vaksinimin. Ministri njoftoi gjithashtu rekonstruksionin e të gjitha pikave të vaksinimit në vend përmes një projekti të Bankës Botërore.

Alsat