Shtipi është një ndër qytetet më me prioritet që të ketë një spital modular, kjo me vetë faktin se ka mbingarkesë të kapaciteteve spitalore, kështu deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë vizitës së institucioneve shëndetësore në Shtip

“Unë besoj se mund të kryhen të gjitha punët deri në fund të viti. Prioritet përveç në Shtip kemi edhe në Strumicë, Strugë dhe Gjevgjeli dhe me të njëjtën dinamikë siç po punohet këtu, njëjtë punohet edhe në tre qytetet e lartpërmendura”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.