Ekonomia e zonës euro u rrit me 12,5% në tremujorin e tretë (T3), duke u rikthyer nga një rënie dramatike në tre muajt e mëparshëm, sipas vlerësimit të fundit zyrtar.

Shifra e së martës është një rishikim i lehtë në rënie i rritjes së 12,7% që zyra e statistikave të Bashkimit Evropian Eurostat kishte vlerësuar në tetor.

“Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i rregulluar sezonalisht në të gjithë BE-në me 27 anëtarë, ndërkohë, vlerësohet të jetë rritur me 11,5%”, tha zyra me qendër në Luksemburg.

Eurostat më parë vlerësoi që ky numër të ishte 12,1%.