Është rrit numri i bursave të ndara për nxënësit romë, rezultatet nga konkursit për vitin shkollor 2020/2021 janë të shpallura në ueb faqen e internetit të MASH-it
Me iniciativën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në mënyrë shtesë është rrit numri i bursave për nxënësit romë i cili ishte parashikuar të ndahet me konkursin e fundit të shpallur për këtë qëllim. Kështu, përskaj saj që është shpërndarë fondit fillestar gjithsej prej 880 bursa, 39 nxënës shtesë aplikimet e të cilëve sipas renditjes fituan numër identik të pikëve në dy nga gjithsej pesë kategoritë e ofruara, gjithashtu fituan të drejtën e bursës.
Rezultatet e konkursit janë shpallur në linkun. Të gjithë fituesit e bursave duhet të shtypin dhe plotësojnë tre ekzemplarë të kontratës për bursën përkatëse (kontratat janë të shpallur së bashku me rezultatet) dhe së bashku me kopje të llogarisë personale të transaksionit, më së voni deri më 18.12.2020 t’i dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (drejtpërdrejt në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ose me postë – dërgesë e rekomanduar me fletëkthim në adresën Bul. “Shën Kirili dhe Metodi” Nr. 54, 1000 Shkup). Kandidatët e refuzuar do të kenë mundësinë të kundërshtojnë pasi në adresën që e kanë theksuar gjatë aplikimit do të marrin vendim nga MASH në të cilën do të shënohet arsyeja për shkak se aplikimi nuk është pranuar.
Nxënësit romë të regjistruar në vitin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin shkollor 2020/2021, nga 27-të tetori deri më 9-të nëntor kanë mundësi të aplikojnë për bursë në 5 kategori të ndryshme sipas suksesit të përgjithshëm të arritur.
Përveç përkatësisë në komunitetin rom dhe statusit të nxënësit të rregullt, çdo kandidat duhet të plotësonte edhe disa kushte të tjera, përkatësisht të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mos është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër dhe të ketë sjellje shembullore, pranë së cilës përparësi gjatë seleksionimit i jepet kandidatëve me sukses të përgjithshëm më të lartë në secilën prej kategorive.

Në varësi të kategorisë, shuma e bursave lëviz nga 600 në 2,200 denarë në muaj për tetë muaj gjatë vitit.