Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ka dënuar gjuhën e përdorur nga gjyqtari i katërt në takimin e Champions League në mes të Istanbul Basaksehir dhe Paris Saint-Germain.

“E dënoj ashpër gjuhën raciste ndaj Pierre Webo, një prej përfaqësuesve në ekipin teknik të Basaksehir”, është shprehur Erdogan, transmeton Klan Kosova.

“Besoj se nga UEFA do të merren hapat e nevojshëm. Ne jemi pa asnjë kusht kundër racizmit dhe diskriminimit në sport dhe në të gjitha fushat tjera”, thuhet në reagimin e tij.