Genc Prelvukaj njoftoi ndjekësit në rrjete sociale se ishte infektuar me Covid-19.

Këngëtari tregoi se pavarësisht se po ruhej prej një viti dhe kishte treguar shumë kujdes, nuk i kishte shpëtuar dot virusit.

“Për gati një vit kujdes, masa mbrojtëse dhe shmangie sa më shumë nga kontaktet me njerëz, për fat të keq, pas disa shqetësimeve shëndetësore i jam nënshtruar testimit të Covid-19, me ç’rast kam rezultuar pozitiv.”

“Përkundër shqetësimeve jo të vogla shëndetësore, këtë betejë kam vendosur ta fitoj sa më parë.” shkroi Genci.

Atë në spital po e ruan e fejuara e tij Eni Koci.