Largimi i Interit nga garat në Europë nuk do të jetë një goditje të mëdha sportive, por po ashtu edhe financiare derisa me financa do të jenë më mirë Juventusi, Lazio dhe Atalanta.

Zikaltërit përfunduan të fundit në grupin e Ligës së Kampionëve për herë të parë në historinë e tyre, që do të thotë se ata dështuan që të kualifikohen edhe në Europa Ligë.

Përkthyer në letra, moskualifikimi në rrethin e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve i ka kushtuar Interit 9.5 milionë euro, por ata do të fitojnë s’paku 50 milionë euro nga faza grupore.

Duhet theksuar se pasi që ka fituar vetëm një lojë, bonusi për paraqitjet e tyre do të jetë vetëm 5.4 milionë euro, njëjtë sa sezonin e fundit.

Luciano Spalleti kishte fituar dy ndeshje më 2018-19 dhe kishte fituar 7.2 milionë në bonuse.

Interi po ashtu do të humbet fitimin nga të drejtat televizive, që do të thotë se këto para tani do të shkojnë në xhepin e Juventusit, Lazios dhe Atalantas.

Nëse Interi do të arrinte në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, do të fitonte edhe 10.5 milionë euro, pastaj 12 milionë euro për gjysmë finale dhe 15 milionë të tjera në finale.

Madje edhe paraqitja në Europa Ligë, duke marrë në konsideratë kalimin në finale të kësaj gare, ka shkaktuar humbje me miliona euro humbje për skuadrën italiane.