‘’Shumica e heshtur janë themeli i çdo sundimi’’! Gerald Dunkl

Savash VELIU

Jetojmë në një shoqëri ku çdo ditë i fajësojmë arsimuesit, nxënësitë dhe prindërit e shkretë për dëmin që janë duke na bërë ja tre dekada politika e vyshkur e joproduktive, por në të vërtetë dëmin më të madh kësaj shoqërie ia bëjnë një përqindje jo të vogël i politikanëve të papërgjegjshëm e të pandërgjegjshëm, të cilët pranojnë këtë profesion të shenjtë me votat e popullit vetëm për rroga të majme të punës, tendera dhe poste të larta me orar të shkurtër, pushime me udhëtime në kuriz të popullit, dhe fare pak interesohen për mësimdhëniën, respektivisht, mësimnxëniën interaktive dhe inovative nëpër shkolla publike ku ata figurojnë “punojnë” si Ministra të Arsimit e të Edukimit të brezave të reja, gjegjësishtë, të Ardhmërisë së shoqërisë!

Politikani Robert Mugabe thotë, …‘’Si e bindni brezin e ardhshëm që arsimimi është çelësi i suksesit, kur ndërkohë jemi të rrethuar prej të diplomuarve të varfër dhe kriminelëve të pasur‘’?

Është Politika ditore e shtetit të kontrollit të sistemit për zhvillimetë e vlerave kulturore dhe arsimore që populli i vuan shkaku inferioritetit të kuadrove joprofesionale që i degraduan këta institucione bartëse të shoqërisë dhe e sollën atë deri në skamjen mendore duke rrënuar shtyllat e shtetit dhe të shoqërisë nga aspekti moral dhe etik ata e degradon komplet ardhmërinë me dëmtime të pariparueshme për një të ardhme të afërt.

Nëse doni të mësoni si rrënohet një shoqëri, ja katër mënyrat më efikase:

E para është; Rrënimi i familjes; duke ja humbur gruas rolin e nënës, rolin e zonjës së shtëpisë. Duke e bërë gruan të angazhohet në tregun e punës më shumë se në përkujdesjen e fëmijëve, familjes dhe shtëpisë së saj që le gjeneratat e ardhshme sakat në aftësimin e barëbartjes me përgjegjësi mbi detyrat shoqërore dhe ato nacionale. Tani dëshira e shtuar e femrës për të qenë burim të ardhurash në familje, apo për të ndjekur karrierën, i bëri shumë gra që të neglizhojnë disa nga detyrimet e tyre si bashkëshorte dhe si nëna. Mosqasja e plotë e raportit familje-punë, është edhe një nga shkaqet kryesore të konflikteve brenda familjes, që gjithnjë e më shumë po çojnë drejt divorcit, fenomenit që po shkatërron familjet shqiptare ashtu siç dëshirojnë përpiluesit e këtyre projekteve destruktive.

Në rastet kur femërat e kanë të pamundur të kujdesen për fëmijët, çerdhet dhe kopshtet janë zgjedhja e vetme, madje disa nëna preferojnë të punësojnë bebisiter për fëmijët e tyre. Megjithatë këto zgjedhje nuk janë aspak të favorshme për fëmijët sepse aty do ndeshen me edukim dhe arsimimë amoral e devijante me natyrën e kundërt të njeriut të moralshëm familjar.

Ndaj zgjidhja më e mirë për një grua është përkushtimi i plotë ndaj familjes dhe punësimi me orar të kufizuar, qoftë edhe kundrejt një pagese më të vogël sesa burri, pasi kjo është në të mirë të mbarëvajtjes së familjes së saj dhe një investim mjaft i mirë për të ardhmen e fëmijëve.

E dyta është; Rrënimi i arsimit; duke goditur mësuesin sa shpirtërisht aq edhe materialisht, respektivisht duke ulur nivelin e dijes tek ai në mënyrë që nxënësit të tallen me mësuesin, duke ulur autoritetin e mësuesit nëpërmes akuzimeve dhe abuzimeve që të mos i besohet atij si person arsimues dhe edukues i filizave të reja prej të cilëve pritet nesër të udhëheqin shtetin dhe shoqërinë shëndetshëm si personalitete.

Tani nga jashtë projektohen plane detyruese për Edukim gjithëpërfshirës si ngacmim Seksual që gradualisht të bëhet pjesë e programit mësimor në arsimin fillor. Sepse sipas Ministrisë së Arsimit, nuk mund të ekzistoj ‘arsim bashkëkohor’ dhe cilësor pa u realizuar zhvillimi emocional i çdo fëmije që përfundon shkollimin 9 vjeçar. Për këtë qëllim ka nisur trajnimi i mësimdhënësve të caktuar, ndërsa projekti pilot do të realizohet në katër shkolla fillore të vendit. Prandaj, për këtë dukuri negative dhe çoroditëse duhet të reagohet nga këshilli i prindërve dhe shoqëria jonë të mos abuzohen me arsimuesit dhe fëmijët e njomë sepse prapavija e tyre është e njohur kur dihet se me Kushtetut u detyrua shteti skamnor të pranoj mbrojtjen e ‘’komunitetit ose popullit (çfarë komuniteti) ‘’LGBT’’ dje, kurse sot ‘’Edukimin Seksual’’ dhe nesër bëhuni gati për ‘’Pedofilinë’’, kinse këtij shtetit labil i ka mbetur të na i edukoj fëmijët me këta ‘’përvoja të turpshme’’ amorale duke harruar se prindërit tanë kanë ngritur gjenerata fëmijësh dhe familjesh të ndershme të denj për respekt si shoqëri. Prandaj larg duart nga fëmijët dhe nxënësit e merruni me punën tuaj të dështuar politik që keni rrënuar edhe shtetin edhe ekonominë e popullit derisa fëmijët tanë ka kush i edukon e i përgadit për një shoqëri i socializuar mbi moral të lartë! Liri quhet çlirimi i mendjes e jo çlirimi i egos, sepse poqëse çlirohet mendja ajo udhëzon kah e vërteta – udhëzimi, ndërsa poqëse çlirohet egoja ajo udhëzon kah qejfet dhe dëshirat e shfrenuara.

E treta është; Rrënimi i udhëheqësisë meritore që bëhet nëpërmes shpifjeve në shoqëri që sjell humbjen e besimit në klasën politike. Sidomos kur shkëputet lidhja mes politikanëve dhe popullit siç ndodh sot me përjashtimin e intelegjencës meritore politike nga skena publike, duke ulur në minimum respektin në klasën dhe kulturën politike të politikanëve që sjellin në vend të tyre matrapaza manipulues me pushtetin e popullit do sillen sipas tekave individuale. Kështu njeriu i pushtetit, është politikan i cili e ka vendosur veten në sherbim të popullit. Kurse politikan, është ai cili popullin e ka vendosë në shërbim të njeriut të pushtetshëm, thotë George Pompidou!

Në këtë gjendje, populli do të ndjenë nevojën për të huajt, jo më për klasën e vet politike, pikërisht siç është gjendja e sotme e mjerueshme mes shoqërive shqiptare.

Kështu …”Politika ka shumë fytyra, kurse e vërteta vetëm një fytyrë”!

Dhe e katërta është; Rrënimi i shëmbëlltyrës së shoqërisë; duke ja humbur vlerën dijetarëve, mendimtarëve dhe intelektualëve të vendit, duke i akuzuar ata dhe duke e minimizuar rolin e tyre në shoqëri, sidomos nëpërmes shpifjeve dhe shantazheve deri në atë masë që të dyshohet në ta për të mos i dëgjuar më askush. Kur të arrihet pika kulminante ku klasa intelektuale më nuk ka zë e as fuqi për të ndryshuar gjendjen në vend, atëherë hapen dyert që injoranca të del në skenën publike dhe të udhëheqë me shoqërinë e raskapitur.

Dhe kështu të përmbyllim bisedën me një thënie të Shefki Karabekirogllut i cili thotë; Për të shpëtuar shoqëritë njerëzore nga këta sisteme bastarduese dhe destruktive perëndimore mesazhi përfundimtar do të ishte kjo; ‘’Nëse një ditë dëgjoni se janë duke kërkuar zgjidhje për Arsiminë duke u futur në Arkivat Osmane. Atëherë koha ka ardhur (filloni) të Shpresoni’’!