Një mjet i rëndë ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i saj.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në rrugën pranë fshatit Mursi, në Bashkinë e Konsipolit. Ambulanca shkoi në vendin e ngjarjes për të nxjerrë trupin, duke mos ndërhyrë dot me shpejtësi për shkak të energjisë elektrike.

Viktima është Pandeli Anagnosti, 55-vjec.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.12.2020, rreth orës 8:30, në vendin e quajtur “Sheret”, Konispol, duke lëvizur me makinë pune ekskavator me kovën lartë, aksidentalisht mjeti ka rënë në kontakt me telat e rrymës elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi shtetasi P. A., 55 vjeç banues në Finiq, Sarandë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.