Pediatri nga Peja Gëzim Berisha ka humbur jetën nga COVID-19 në krye të detyrës.

Spitali i Pejës në njoftimin për vdekjen shkroi se Berisha ishte një mjek i dashur për pacientët dhe kolegët e tij, njofton Klan Kosova.

“Pikëllim e dhimbje sot ka secili punëtor i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Pediatri ynë duke ju shërbyer pacientëve u infektua me Covid-19 dhe sot Dr. Gëzim Berisha humbi betejën me COVID-19. Si njeri e si njek gjithmonë ishe njerëzor, i dashur dhe punëtor. Gjithmonë ishe në shërbim të pacientëve në luftë e pas saj. Në zemrat tona sot ka dhimbje, ndërsa ti Dr. Gëzim do të jesh gjithmonë në zemrat dhe kujtesën tonë, sepse ashtu siç e kishe emrin gjithmonë të gjithë i gëzoje”.