Vazhdimisht ju bombardojnë me reklama ku prodhuesit e ndryshëm prezantojnë të gjitha produktet ekzistuese për mbajtjen e higjienës. Por a dini se sa të rrezikshme mund të jenë ato për shëndetin tuaj?

Vazhdimisht ju bombardojnë me reklama ku prodhuesit e ndryshëm prezantojnë të gjitha produktet ekzistuese për mbajtjen e higjienës. Por a dini se sa të rrezikshme mund të jenë ato për shëndetin tuaj?

Pastërtia nuk është gjithmonë e shëndetshme

Obsesioni për pastrimin e vazhdueshëm të banjës dhe dyshemeve ndikon negativisht në shëndet. Një agjenci amerikane për ruajtjen e ambientit jetësor ka llogaritur shkallën e ndotjes së ajrit në hapësirën, e cila është e fërkuar mirë, shkëlqen dhe është e aromatizuar me lloje të ndryshme preparatesh- ndërsa rezultatet kanë treguar se ajri është shumë më tepër i ndotur, afër 100 herë më shumë sesa në rrugën më të ngarkuar automobilistike.

Substancat më të rrezikshme

Para se të blini produktin më të ri për pastrim, shikoni nëse përmban ndonjërën nga substancat kimike nga lista më poshtë, pasi këto substanca janë më të rrezikshmet për shëndetin.

Fenoli (shkëlqimin e sendeve, freskimin e ajrit) – zëvendësojeni me ujë + limon

Formaldehidi (largimin e mykut) – zëvendësojeni me boraks

Benzeni (pastrimin e gurëve) – zëvendësojeni me uthull

Hidroksid-natriumi (zbardhimin e rrobave, pastrimin e furrës) – zëvendësojeni me sodë bikarbonat

Më të rrezikuar janë fëmijët

Pastrimi më shumë dëmton ata që bëjnë hapat e parë në “dyshemenë e përsosur”. Në fakt, në një ambient ideal me pastërti maksimale – megjithatë fëmijët bien në kontakt me disa baktere gjatë ditës- dhe kështu organizmi i fëmijës bëhet më i dobët, më i rrezikuar dhe më jorezistent, prandaj fëmijët kanë prirje më të madhe për infeksione, alergji dhe sëmundje astmatike në një ambient të këtillë.

Anët negative të dezinfektimit

Duke mbytur bakteret rrezikshme për shëndet, ekspertët paralajmërojnë se ne i mbysim edhe ato të cila kanë efekt ‘miqësor’. Dhe ajo që është më e rrezikshme, në shkaktojmë kundërefekt- bakteret adaptohen në preparatet e fuqishme antibakterore dhe bëhen gjithnjë e më shumë rezistente dhe shumohen në lloje të reja më të rrezikshme.