Një restorant kolumbian në kryeqytetin Bogota në menunë e ushqimeve ka shtuar diçka të çuditshme për të tërhequr më shumë klientë.

Si rrallëkush, ai ka ofruar një hamburger prej ari 24 karatësh.

Grupi i kuzhinierëve kanë treguar procesin e përgatitjes së hamburgerit të artë, ku përdoren pesë fletë ari të importuara nga SHBA-të. Secila fletë ka një trashësi prej 0.0015 milimetra, megjithatë procesi i vendosjes së arit është shumë më komplekse sesa duket.

Pasi restoranti kishte vendosur për ta ofruar këtë produkt, kuzhinierëve iu desh të zgjidhnin përbërësit. Ata provuan kombinime të ndryshme dhe vendosën në recetë për ato me aromë më të shijshme

Sakaq, hamburgeri i artë kushton 200 mijë pesos (rreth 47 euro).

Ky restorant përqendrohet në ofrimin e përvojave të ndryshme gastronomike për darkat, ndërsa me hamburgerin e artë restoranti ka shtuar një opsion tjetër. l.k/abcnews.al