Para disa ditësh shumë gazeta hodhën idenë se Eliona Pitarka mund të jetë shatëzanë, referuar rrobave të gjera, të cilat të bënin shumë të dyshoje.

Në fotot e fundit të publikuara në rrjete sociale, Eliona është munduar ta fsheh barkun e saj mirëpo duket se sekretit i erdhi fundi!

Teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në InstaStory, Eliona ka konfirmuar se po e zgjeron familjen e saj.

Nje ndjekës e pyeti Elionën nese ajo synon te krijoje familje ne te ardhmen apo ende do të ketë synim për karrieren, ndërsa ajo tha se po i bën të dyja.

Mirëpo, Eliona ka preferuar të mos japë më shumë detaje dhe ka treguar se nuk preferon ta bëjë publik partnerin e saj.