Shefja e Shërbimit të Provës në Laç, Lindita Leçaj është ndaluar nga polica e Lezhës dhe shoqëruar në komisariat.

Burimet bëjnë me dije se ndalimi dhe shoqërimi i saj është bërë pasi dyshohet se është përfshirë në korrupsion.

Ende nuk mësohen detaje të tjera për rastin që akuzohet apo nëse ajo do të arrestohet apo ndiqet ne gjendje të lirë.