Vanessa Bryant, gruaja e ve e basketbollistit të ndjerë, Kobe Bryant, është përplasur së fundmi publikisht me nënën e saj, Sofia Lane.

Kjo e fundit e ka akuzuar Vanessan se ajo e ka lënë pas dore, pas vdekjes së Kobe dhe i ka kërkuar një shumë si dëmshpërblim.

Sofia ka hapur një proces gjyqësor me pretendimin se vajza e saj nuk po e ndihmon më pas ndarjes nga jeta të basketbollistit.

Ndërkaq Vanessa ka reaguar menjëherë në rrjete sociale pas daljes së këtyre lajmeve dhe është shprehur se nëna e saj po përpiqet t’i marr një shumë parash.

Përmes një shkrimi në Instagram, Vanessa Bryant shprehet se nëna e saj kërkon kot shuma financiare nga familja e saj.

“Nëna ime po vazhdon të gjejë mënyra për të marr në mënyrë dashakeqe një shumë financiare nga familja jonë. Unë e kam mbështetur atë për gati njëzet vjet, dhe ajo kurrë nuk ishte asistentja ime ose e Kobe”, është shprehur Vanessa. Më pas ajo ka shtuar se për dy dekada nëna e saj ka jetuar pranë saj dhe Kobe, duke qenë se nuk mund të blinte një shtëpi të re pas divorcit. “Ajo tani kërkon të më marrë 96 dollarë për orë me pretendimin se ka punuar 12 orë në ditë për 18 vite për t’u kujdesur për mbesat e saj. Në realitet ajo është kujdesur shumë pak për vajzat e mia kur ishin të vogla”, është shprehur Bryant në postimin e saj në Instagram.

Kujtojmë se Kobe Bryant ndërroi jetë në fillim të këtij viti bashkë me vajzën e tij, Gianna, pas një aksidenti tragjik me helikopter.