Prokuroria e Tiranës dhe SHÇBA-ja do të nise hetimët për ekzekutimin e të riut Klodian Rasha nga Policia mbrëmjen e djeshme.

Përpara grupit hetimor, polici ka thënë se e ka ndaluar të riun për ta pyetur se pse kishte dalë jashtë në atë orar që nuk lejohej lëvizja. Ai ka deklaruar se i riu e ka kërcënuar dhe ka tentuar të largohet dhe kjo ka bërë që efektivi t’i vihet në ndjekje.

Më pas sipas policisë Rasha ka nxjerrë armën, duke bërë që polici ta qëllojë duke e lënë të plagosur.

Por si pasojë e plagëve të rënda i riu ka ndërruar jetë në spital.