Dy futbollistët shqiptarë, Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj kanë rezultuar negativë në testet për koronavirus.

Këtë lajm e ka konfirmuar klubi i tyre, Napoli, në llogaritë e veta në rrjetet sociale.

“Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj kanë rezultuar negativë në testin e kryer dje nga ASL-ja lokale”, thuhet në komunikatën e napolitanëve.

Kështu, dy kapitenët, njëri i Kosovës e tjetri i Shqipërisë, do të jenë në dispozicion të trajnerit Genaro Gattuso këtë fundjavë.