Aleanca për Shqiptarët akuzoi Ministrinë e Brendshme se me aksionin e disa ditëve më parë i ka shkaktuar dëm komunës së Haraçinës.

Zëdhënësi i ASH-së Shefik Duraku tha se banorët meritojnë të marrin përgjigje se si ka mundësi që droga të vidhet 160 kilometra larg këtij vendi e të sekuestrohet në Haraçinë. Ai tha se pushteti aktual vazhdimisht përpiqet t’i prishë imazhin e Komunës së Haraçinësme çka dëmtohet edhe zhvillimi ekonomik i këtij rajoni.

Si është e mundur që të vidhet drogë nga një fabrikë për përpunimin e kanabisit, kur dihet se sipas ligjit ato fabrika kanë siguri shumë të lartë. Këto fabrika kanë edhe vëzhgim nga kamerat 24 orë tek të cilat ka qasje direkt MPB-ja. Dëmi është shkaktuar, reagimi ynë ka të bëjë me imazhin. Haraçina i mban tre vendet e para, është komuna që mban vendin e parë për numrin e të papunëve, është komuna e parë që e mban numrin për popullatën e re aktive e aftë për punë, përqindja që shfrytëzojnë ndihmë sociale dhe paramendoni me këtë imazh, cili investitor do të merrte guximin që të investojë në Haraçinë, nuk ka asnjë investim. Ankesat e qytetarëve kanë të bëjnë për sjelljen e policisë, bastisjen që s’kanë të bëjnë me aksionin”, deklaroi Shefik Duraku, Zëdhënës i Aleancës për Shqiptarët.