Një person i panjohur ka djegur flamurin shtetëror të Maqedonisë së Veriut që ka qenë i vendosur në shtizë. Rasti ka ndodhur të martën te Stacioni i Trenave në lagjen “Veri” në komunën Butel të Shkupit, raporton gazeta Lajm.

“Më datë 08.12.2020 në ora 7 e 12 minuta Gj.Z. i punësuar te Hekurudhat e ka njoftuar policinë se një person e ka djegur flamurin shtetëror që ka qenë i vendosur në shtizë në stacionin hekurudhor “Shkup Veri”, njoftoi policia, duke shtuar e po meren maa për ndriçimin e rastit.