Moti i keq ka përfshirë Italinë në orët e fundit, duke shkaktuar përmbytje në zonat jugore të saj dhe bllokime rrugësh në veri për shkak të borës.

Në rajonin e Potentinos një punëtor humbi jetën pasi ra në kanal dhe më pas u përfshi nga ujërat e rrëmbyera.

Ndërkohë që alarmi i kuq për shkak të reshjeve është vendosur në Veneto, Friuli-Venezia Giulia dhe Bolzano, në gatishmëri janë dhe autoritetet lokale në Emilia-Romagna, Lazio, Trento, Umbria, Abruzzo, Campania, Molise, Puglia, Calabria.

Në disa zona lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha. Në Brennero është ndërprerë shërbimi hekurudhor për motive sigurie.

Në Dolomite janë regjistruar reshje të dendura bore dhe shumë akse rrugore janë të pakalueshme.