Në një një kohë që fotoja e postuar nga shtrati me Anën trazoi jo pak ujërat në Përputhen, Arjon Luli ka publikuar mbrëmjen e djeshme një foto me ish-konkurrenten e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj, e cila u përjashtua nga emisioni.

Dy ditë më parë, Arjoni pranoi të fliste publikisht për të dhënë versionin e tij të historisë, sipas së cilës, Ana po gënjente.

Ai rrëfeu se mes tyre ka pasur marrëdhënie intime, dhe se 26-vjeçarja e priste në shtëpinë e tij për ta takuar. Arjoni tha se të dy kanë qarë para njëri-tjetrit dhe se i kishte propozuar asaj që të dilnin nga programi dhe të jetonin bashkë.

Arjoni tha se e publikoi foton me Anën në mënyrë që që asnjë mashkull tjetër në atë program të mos binte pre e saj.

Shqipja nga ana tjetër, ka rrëfyer se dy personat më fallco në program janë pikërisht Ana Lleshi dhe Tea Trifoni. 28-vjeçarja e ka përkrahur Arjonin gjatë përballjes me të gjithë pas kritikave të shumta që i janë bërë për këtë ngjarje.