Victoria tregoi të pasmet me një fotografi, ku shfaqet me pantallona të ngushta, ndërsa David zbuloi se ai ia bëri foton.

Victoria Beckham tregoi të pasmet me një palë ‘pantallona seksi’, përpara se të dilte në darkë me burrin, David, shkruan The Sun.

Çifti i martuar bënë një ‘flirt’ publik në Instagram mbrëmnjen e kaluar, ku David zbuloi se ai ia realizoi foton joshëse gruas.

46-vjeçarja fillimisht ngacmoi me një foto, ku tregoi veshjen në Instagram, teksa shihej e veshur me pantallona lëkure dhe këmishë të bardhë.

Ajo pyeti fansat: “I mbani mend këto?”

Në foton e dytë, Victoria shihej teksa po qëndronte në shkallë duke tentuar që të merrte diçka në dollap.