Mjeku Dragan Danillovski për “Sitle” thotë se rekordi i djeshëm i 46 vdekjeve si rezultat i Covid-19, është një ndryshim statistikor që është i zakonshëm, ndërsa mesatarja për një javë është 30.

“Për fat të mirë, nuk ka trend në rritje, por ajo mesatare ka një trend të baraspeshuar. Shpresoj që së shpejti të kalojë në një trend rënës. Kjo nuk do të ndodhë brenda natës dhe, natyrisht, nëse nuk ndodhin disa ngjarje të rrezikshme epidemiologjike, të cilat mund ta ndryshojnë këtë tendencën”, Danillovski.

Danilovski gjithashtu shpreh shqetësim për periudhën pas Vitit të Ri, në të cilën ai pret një numër më të madh të pacientëve si pasojë e festave të Krishtlindjeve.

“Do të ishte ideale nëse qytetarët do të mund të festonin festat me të dashurit e tyre, pa vizituar mysafirë dhe pa pritur njerëz në shtëpi. Por nuk besoj se qytetarët do të marrin parasysh këshillat e epidemiologëve. Pra, le të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në janar, thotë epidemiologu, i cili mendon se një shembull i mirë është Gjermania, ku nxënësit do të lëshohen në mes të muajit, para pushimeve, në mënyrë që kontaktet shoqërore të mos trashen në të njëjtën kohë”, thekson Danillovski.

Mjeku Danillovski beson se ivermectina do të jetë një moment historik në trajtimin e pacientëve me covid.

Në kuadrin e anti-vaksinave që bëjnë fushatë kundër vaksinës për Covid-19, mjeku Danillovski thotë se askush nuk mund ta ndryshojë mendimin e tyre, përkundër faktit se pretendimet e tyre nuk janë të provuara shkencërisht.