100 ndeshje, ka kontribuar në 98 gola për Juven – Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë me Juventusin.

Cristiano Ronaldo ka shënuar edhe dy gola të tjerë në Serie A, duke e bërë dallimin për Juventusin në fitoren 3-1 kundër Genoa.

Ai i shënoi golat për “Zonjën e Vjetër” për 2-1 dhe për 3-1 nga pika e bardhë në minutat 78’ dhe 89’.

Për CR7 kjo ishte ndeshja e 100 me fanellën e Juventusit, ai ka kontribuar në 98 gola, ka shënuar 79 gola dhe ka dhuruar 19 asiste për Zonjën e Vjetër.

62 prej 79 golave kanë ardhur në Serie A pas vetëm 71 paraqitjeve.

Ai gjithashtu është bërë vetëm lojtari i parë që arrin 400 fitore në top pesë ligat evropiane. Lionel Messi është i dyti me 365 fitore, Buffon i treti me 350.

Gjithashtu, Ronaldo deri më tani në vitin 2020, edhe pse 35-vjeçar, ka shënuar 42 gola në 42 ndeshje – statistika vërtetë mbresëlënëse.