Shkodra humb një tjetër muzikant. Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare muzikanti shkodran.

Sokol Marku ka humbur betejën me virusin Covid-19. Prej javësh muzikanti po luftonte me sëmundjen, por nuk mundi t’ja dalë.

Prej vitit 2009, deri në vitin 2014 ai ishte drejtor i shkollës së muzikës në Shkodër “Prenk Jakova”.

Miqtë dhe të afërmit kanë shprehur dhimbjen për këtë humbje të madhe.