Metropolitani Hrizostom, Kryetari i Kishës Serbe, është peshkopi i shtatë që është shtrirë në spital për shkak të koronavirusit.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur gazetari serb, Zoran Kusovac, teksa ka thënë se katër peshkopë kanë vdekur deri më tani, si pasojë e koronavirusit, shkruan Gazeta Express.

“Metropolitani Hrizostom, Kryetari i Kishës Ortodokse Serbe (SOC) u shtri në spital me Covid-19. Ai është peshkopi i 7-të i SOC-së që diagnostikohet zyrtarisht. Katër peshkopë kanë vdekur deri më tani”, ka thënë ai.

Megjithatë, gazetari Kusovac thotë se përkundër kësaj, Kisha Ortodokse Serbe po këmbëngul se koronavirusi nuk shpërndahet përmes përdorimit të lugës së njëjtë.

Javë më parë, Serbisë i vdiq edhe patriarku Irinej, për të cilin shteti serb mbajti zi.