Ditët e vështira kanë marrë fund për Alphonso Davies.

Mbrojtësi i majtë është rikthyer në stërvitje të plotë me Bayern Munich pas dëmtimit në kyç që e mbajti jashtë për pjesën më të madhe të gjysmës së sezonit.

Ai është jashtë që nga fitorja 5-0 ndaj Eintracht Frankfurt me 24 tetor.

Ai ka qenë vendimtar në suksesin fantastik të Hansi Flick që ka rrëmbyer pesë trofe në vitin 2020 dhe do të jetë një ndihmesë e madhe edhe për ndeshjet e shumta në vazhdim të kampionatit.